Mësoni si të marinoni djathin për t’ju dhënë më shumë shije pjatave tuaja

E përgatisni tani, por mund ta shërbeni kur të dëshironi. Një recetë që mund ta shijoni në çdo kohë, drekë apo darkë.

Përbërësit:

500 gr djathë (i butë)
100 gr domate të thara
60 gr ullinj
1 thelpi hudhër
5 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle uthull e bardhë
Kopër
Rozmarinë
Piper i zi

Përgatitja:

Shtoni në një enë vajin e ullirit, uthullën, piperin e zi, rozmarinën dhe hudhrën e copëtuar. Përziejini dhe hidhni më pas në të edhe domatet e thara. Shtoni djathin e prerë në kube dhe ullinjtë . Përziejini mirë në mënyrë që përbërësit të kombinohen plotësisht. Tranferojini në një kavanoz qelqi të pastër, dhe mund t’i shërbeni sa herë të dëshironi./Shije.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *