Mësoni si të bëni një puding me bukë shtëpie, hap pas hapi dhe shumë ekonomike!

Çfarë duhet të bësh me bukën që mbetet? Sa herë që shohim se buka po grumbullohet, trishtohemi kur mendojmë se do e hedhim. Epo tani ne ju tregojmë një mënyrë sesi ta shfrytëzoni atë.

Me bukën e mbetur ju mund të bëni një puding.

Ja si ta realizoni atë hap pas hapi:

Si fillim ju mund të përdorni çdo lloj buke për këtë recetë.

Përbërësit:

1 kilogram bukë prerë në copa të vogla me dorë
3 vezë
1 litër qumësht
300 gram sheqer
1 lugë gjelle me vanilje
1 lëkurë limoni, e grirë imët

Përgatitja:

Vendoseni qumështin me bukën në një tas dhe e përzieni derisa të tretet tërësisht. Ndërkohë, përzieni vezët dhe sheqerin në një enë tjetër së bashku me vaniljen dhe limoni. Tani i bashkoni të dyja përzierjet. E punoni mirë masën derisa të jetë trashur. Bëni një karamel të shkrirë dhe e shtoni tek përzierja.

Karameli mund të përgatitet me pesë lugë sheqer dhe gjysmë gotë ujë. Tani e vendosni masën në disa forma të vogla specifike. E fusni në furrë për 180 gradë në 30 minuta.

Pasi të jetë gati, e lini rreth 4 orë të ftohet para se ta konsumoni. Nëse doni mund ti shtoni arra apo rrush të thatë.

Kjo është një recetë klasike që nuk del kurrë nga moda!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *