Mërgata në këmbë për të ndihmuar Besnikun nga Shkupi që të operojë këmbën

Shoqata Humanitare “Rinia e Shkupit” apelon te qytetarët humanë të ndihmojnë fëmiun Besnik Agushi nga Shkupi, i cili ka nevojë për intervenim kirurgjik në këmbë.

“E bëjmë një lutje deri te ju që të ndihmojmë këtë fëmijë. Quhet Besnik Agushi dhe është nga fshati Ognjanc i Shkupit”, thuhet në njoftimin e SHH “Rinia e Shkupit”. Ai ka nevojë për operacion që kushton 4.000 euro, por familja e tij nuk mund ta mbulojë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. “Ta ndihmojmë që të jetë edhe ky i lumtur. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë”, ka apeluar shoqata humanitare Rinia e Shkupit.

Pas publikimit të informacionit në Gazetën Lajm, te shoqata janë paraqitur shumë dashamirë dhe njerëz humanë të cilët janë të interesuar të ndihmojnë fëmiun. Shumica janë mërgimtarë.

“Unë jetoj ne ch e kam nje djal 1vjet e ka te njejtin problem te dora, po per fat jetojmë ketu e ketu e marrin ketë rast sigurimet. Më ka prek ky rast shum masi vet e kam djalin tim ne ket situat dua tju nimoj ju lutem ma gjeni adresen e saktë”, ka ka shkruar një mërgimtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *