Mercenarët, shumica e heshtur e ushtrisë së Obamës

TO GO WITH AFP STORY BY W.G. DUNLOP 
Iraqi soldiers receive training by foreign contractors in the Besmaya military base in southern Baghdad on April 24, 2012. The Office of Security Cooperation-Iraq (OSC-I), a group of 157 military personnel under US embassy authority, supported by some 600 civilian contractors, is working with the Iraqi military on everything from training on new equipment to military education. AFP PHOTO/AHMAD  AL-RUBAYE        (Photo credit should read AHMAD AL-RUBAYE/AFP/GettyImages)

Micah Zenko/ Foreign Policy

Fund-javën e kaluar, New York Times publikoi një prej trashëgimive që do të mbetet nga Presidenti Barck Obama si komandant i forcave të armatosura. Po të kthehesh shtatë vite e gjysëm prapa ndërmjet operacioneve të ndryshme ushtarake është e pamundur të skicosh një doktrinë koherente, edhe pse me dhjetëra artikuj do të përpiqen ta bëjnë një gjë të tillë së shpejti.

Ka një aspekt domethënës së kësaj doktrine, që gjithsesi rrallëherë përmendet nga mediat dhe ansjëherë nga Obama: përdorimi i paprecedentë i kontraktorëve privatë për të mbështetur operacionet e jashtme ushtarake.

Obama ka autorizuar vijimin apo rinisjen e dy prej luftërave më të varura prej kontraktorëve në historinë e Amerikës. Sikurse është theksuar më herët, ka të paktën tre kontraktorë (28,626) për çdo trupë amerikane (9,800) në Afganistan. Në Irak, sot, 7,773 kontraktorë mbështesin operacionet e qeverisë amerikane, si dhe 4,087 trupa amerikane. Këto shifra nuk përfshijnë kontraktorët që mbështesin CIA-n apo veprimtaritë e tjera të komuniteteve të inteloigjencës, qoftë jashtë apo brenda Shteteve të Bashkura. Më 5 prill, Admirali Michael Rogers, komandanti i Komandës Kibernetike amerikane, deklaroi gjatë një dëgjese në Senat se kontraktorët përbëjnë 25 përqind të forcës së tij punëtore.

Gjatë presidencës së Obamës, kanë vdekur më shumë kontraktorë privatë ushtarakë në Irak dhe Afganistan se sa të gjitha trupat amerikane të rreshtuara në këto vende.  Që nga 1 janari 2009, deri më 31 mars 2016, 1,540 kontraktorë janë vrarë në Irak dhe në Afganistan (176 në Irak dhe 1,364 në Afganistan). Gjatë kësaj periudhe, 1,301 trupa amerikane janë vrarë në Afganistan dhe Irak (289 në Irak dhe 1,012 në Afganistan). Viti i kaluar ka qenë edhe më i keq për radhët e kontraktorëve se sa gjashtë vitët e kaluara; 58 kontraktorë vdiqën në Afganistan apo Irak, ndërkohë që për trupat amerikane u shënua më pak se gjysma e këtyre vdekjeve (27) duke luftuar në dy vendet në fjalë, apoe dhe në Siri.

Gjëja e parë që mëson kur studion rolin që luajnë kontraktorët në operacionet ushtarake është se nuk ka një rrugë të lehtë për ta bërë këtë. Qeveria amerikane nuk ofron një panaoramë praktike, sidomos ëpr dekadën pas 9 shtatorir. Komanda qendrore amerikane (CENTCOM) nisi të japë të dhëna për kontraktorët vetëm në gjysëmn e dytë të 2007-s, ansjë komandë tjetër luftarake gjeografike i jep këto të dhëna për operacionet në zonën e tyre. Në vitin 2011, Zyra e Kontabilitetit e Qeverisë zubloi se, “Edhe pse të gjithë [State Department, USAID dhe DOD] duhet të japin numrin e personelit të vrarë apo të plagosur gjatë punës nën kontratë apo nën instrumenta asistence në Irak apo Afganistan. DOOD nuk ka ende një sistem që të japë në mënyrë të besueshme numrin e personelit të kontraktorëve të vrarë apo të plagosur”. Muajin e kaluar, John McCain, kreu i Komisionit të Shërbimit të Armatosur në Senat, i tha Sekretarit të Ushtrisë Patrick Murphy, “Po presim ende ditën kur ju do të na thoni se sa kontraktorë janë punësuar nga Departamenti i Mbrojtjes”.

Për më tepëer, roli, qëllimi, dhe përmasa e kontraktorëve ushtarakë nuk përmenden asnjëherë kur ka ndonjë njoftim të ri lidhur me zhvillimet e trupave amerikane në Irak apo Siri. Gazetarët rrallëherë i pyesin zëdhënësit e Pentagonit apo komandantët ushtarakë se sa kontraktorë janë rreshtuar së bashku me trupat. Në rastet e rralla kur e bëjnë një gjë të tillë, përfaqësuesit ushtarakë nuk kanë asnjëherë shifra të gatshme. Në shkurt 2015, kur u pyet nëse kishte kompani të jashtme që po mbështesnin opozitën siriane në luftime, përgjigja e Admiralit John Kirby, asokohe zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes , thjeshta se e përforcoi edhe më shumë këtë mungesë transparence: “Nuk mund ta them nëse ka edhe kontraktorë të përfshirë”.

Jo vetëm që është e pamundur të marrësh shifra të besueshëm të kontraktorëve të angazhuar apo të vrarë, por nuk ka asnjë shifër qeveritare se sa prej kontraktorëve të vdekur në zonat e luftës ishin qytetarë amerikanë. Sipas një përllogaritjeje të Këshillit të Shërbimeve, një kompani industrialo-tregtare, vetëm 32 përqind e vdekjeve të kontraktorëve ndërmjet viteve 2001-2010 ishin qytetarë amerikanë. 68 përqindëshi i mbetur janë jo-amerikanë të cilët janë të punësuar nga kompani amerikanë ose të huaja që kanë fituar një kontratë ushtarake. / syri.net

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com