Me kartonin e kuq që mori sot Paul Pogba mungon në derbin ndaj Manchester Cityt

Paul Pogba do të mungojë në derbin e Mançesterit, pasi u ndëshkua direkt me karton të kuq në ndeshjes e së shtunës ndaj Arsenalit.

Francezi u përjashtua nga loja pas një nderhyrjej të rrezikshme kundër Hector Bellerin në fitoren 1-3 të United ndaj Arsenalit në “Emirates Stadium”, shkruan Albeu.com.

Prandaj, Jose Mourinho nuk do të jetë në gjendje ta ftojë Pogban për ndeshjen e derbit ndaj liderit të Premier Leagues, Manchester Cityn, të dielën e ardhshme.

Po ashtu, mesfushori francez do të mungojë edhe ndaj Bournemouthit në shtëpi dhe ndaj WBA në transfertë. /albeu.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *