Mascherano një muaj jashtë fushave – ILIRIDA.NET

Mbrojtësi i Barcelonës, Javier Mascherano, do të mungojë për një muaj.

Lajmi është konfirmuar nga klubi katalanas që ka bërë të ditur dëmtimin e argjentinasit.

Mascherano pësoi një lëndim në kofshë përgjatë ndeshjeve të kombëtares së Argjentinës.

Lexo po ashtu:

Ky lajm nuk pritet mirë nga Barcelona, kur dihet se Mascherano është një nga mbrojtësit kryesor të skuadrës.

Sidoqoftë, Pique dhe Umtiti pritet të jenë bartësit e mbrojtjes, e problemet mund të paraqiten në momentin kur ndonjëri prej tyre suspendohet ose lëndohet.

Barcelona është në vendin e parë në La Liga me tetë pikë më shumë se sa Real Madridi.

Barcelona po ashtu është në pozitën e parë të grupit në Ligën e Kampionëve. /ILIRIDA.NET/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *