Man.Utd triumfon ndaj Arsenalit

Manchester United ka nfituar si mysafir i Arsenalit në derbin e xhiros së 15-të të Premier Ligës.
Golat e hershëm të Antonio Valencias (4’) dhe Jesse Lingard (11’) erdhën si dush i ftohtë për topçinjtë.

Ata u munduan të rikthehen në pjesën e dytë me një iniciativë agresive që rezultoi me golin e Alexandre Lacazette në minutën e 49-të, por gjasat për një remontadë i uli goli i dytë i Lingardit në minutën e 63-të.

Për më tepër, Paul Pogba, që asistoi në dy nga golat e Djajve të Kuq, u ndëshkua me të kuq në minutën e 74-t.

Kjo fitore afron United-in në pesë pikë me liderin Manchester City, por që këta të fundit kanë një ndeshje më pak të zhvilluar.

Derbi lokal mes dy Manchester-ëve ngjet javën e ardhshme, ndeshje kjo edhe që mund ta përcaktojë rrjedhën e këtij kampionati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *