Llokuma të mbushur me kaçkavall dhe domate

1 kg
miell
3
vezë
50 gr
sodë buke
50 gr
kripë
3 gota
jogurt
Domate të vogla
parmesan

I tundim vezët me sodën e bukës. Më pas i shtojmë kripën dhe jogurtin. Kur e kemi përzier masën e lëngshme, fillojmë dhe i shtojmë miellin duke e përzier e ndrydhur vazhdimisht. Brumin e formuar e lëmë të vijë për rreth 40 minuta.
Më pas e marrim dhe e ndajmë në dy pjesë. Të dy pjesët i shtrijmë në tavolinën e punës dhe i hollojmë me t’hollues. I hollojmë pothuajse dyfish më tepër sesa zakonisht.
I presim domatet në rriska, I rendisim në njërën nga petët dhe u vemi parmesan të grirë sipër.
Vendosim petën tjetër përmbi dhe me një gotë i presim në rrathë
I shtypim anët me pirun që të mos dalin domatet dhe parmezani. E fërgojmë në vaj të ngrohtë.
Mund të shërbehen për mëngjes, drekë, darkë .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *