Liga Arabe: “Njohja e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit është agresion i hapur”

Të martën, Këshilli i Lidhjes së Shteteve Arabe i bëri thirrje Amerikës të pajtohet me të gjitha rezolutat e OKB-së lidhur me Jerusalemin dhe të mos e lëvizë ambasadën e saj në Jerusalem. “Çdo njohje e qytetit të Jeruzalemit si kryeqytet i fuqisë pushtuese, krijimi i ndonjë misioni diplomatik në Jeruzalem ose transferimi i tij në qytet është një agresion i hapur kundër kombit arab, të drejtat e popullit palestinez dhe të gjithë myslimanëve dhe të krishterëve,” tha këshilli.

Çështja e Jerusalemit hyri në qendër të vëmendjes javën e kaluar pasi Presidenti amerikan Donald Trump do të vendoste për çështjen e ndjeshme të politikës së jashtme këto ditë.

Megjithatë Shtëpia e Bardhë e shtyu përsëri vendimin mes thirrjeve botërore dhe paralajmërimeve kundër lëvizjes së diskutueshme. Lëvizja e ambasadës së SHBA në Jerusalem ishte një nga premtimet kryesore të fushatës presidenciale të Trump. Akti i Ambasadës së Jerusalemit u miratua gjatë mandatit të parë të ish presidentit Bill Klinton në vitin 1995, por është shtyrë çdo gjashtë muaj nga presidentët amerikanë që nga ajo kohë./rt/Gazeta Impakt

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *