Ky është një nga ushqimet që shkakton kancerin më të madh. Ndaloni së ngrëni menjëherë!

Kanceri është emri i zakonshëm që përfshin një sërë sëmundjesh të lidhur me një proces të pakontrolluar që vërehet në ndarjen e qelizave. Mund të fillojë në mënyrë të lokalizuar dhe të përhapet në indet e tjera përreth. Kjo çon deri në vdekjen e pacientit nëse nuk kapet që në fazat e hershme.

Njihen më shumë se 200 lloje kanceresh, ku më të zakonshëm janë ai i lëkurës, mushkërive dhe gjirit. Ushqimi është thelbësor në parandalimin e kancerit. Por, një pjesë e tyre janë shumë të rrezikshme për shëndetin. Hot dog-u është një nga ushqimet më të dashur për një pjesë të madhe njerëzish. Në Shtetet e Bashkuara më shumë se 7miliardë prej tyre konsumohen çdo verë. Ato u futën fillimisht nga emigrantët gjermanë në shekullin e 19 dhe që atëherë u bënë shumë të njohur.

Megjithatë, ajo që është vërtetuar është fakti që hot dog-u është shumë i rrezikshëm për shëndetin. Prodhohen në mënyrë artificiale dhe nuk përmbajnë asgjë natyrale. Ato janë një përzieje e mishit të derrit, pulës dhe viçit. Në fakt, përgatiten me mbtetjet e këtyre përbërësve, si: koka, këmbët, indet dhe lëkurët e tyre me yndyrë.
Ato përzihen me sasi të mëdha kripe, nitrate dhe kimikate të ngjashme duke dhënë një produkt përfundimtar. Shtohen poashtu aroma të ndryshme .Universiteti i Hawai paraqiti prova ku rezultatet ishin të tmerrshme. Sipas tyre, konsumimi i këtij produkti rrit rrezikun e shfaqjes së kancerit pankreatik deri në 67 për qind. Përdorimi i nitrateve dhe nitriteve rezultoi të ishte në sasi të mëdha, që janë shumë të rrezikshme për shëndetin.Nga Shije.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *