Kujdes! Këto janë 5 simptomat që tregojnë se po kaloni një sulm në zemër

Një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në botë është dhe sulmi në zemër.
Streset e përditshme dhe dietat e pakontrolluara ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit të zemrës dhe atë të përgjithshëm.

Njihuni me 5 simptoma që përjeton trupi juaj një muaj para sulmit në zemër:

1. Lodhje

Nëse ndiheni të përgjumur dhe të lodhur gjatë gjithë kohës, kjo tregon se zemra juaj nuk po furnizohet sa duhet me gjak.
Nëse zemra fillon të pompojë dhe të rrahë më shumë seç duhet, kjo mund të rezultojë në një goditje të saj.

2. Vështirësi në frymëmarrje

Kur zemra juaj pompon më pak gjak, kjo do të thotë që mushkëritë tuaja nuk do të jenë në gjendje të marrin oksigjen sa duhet normalisht. Nëse keni probleme me frymëmarrjen, vizitohuni tek një mjek.

3. Plogështi

Nëse papritur ndiheni të plogësht, kjo gjë mund të jetë tregues se gjaku nuk rrjeth siç duhet në trup. Kur muskujt nuk kanë apo nuk furnizohen mjaftueshëm me gjak, kjo mund t’ju çojë në një sulm në zemër.

4. Marrje mendsh dhe djersa e ftohta

Qarkullim keq i gjakut do të thotë rrjedhje e keqe e tij në tru. Nëse përjetoni marrje mendsh të vazhdueshme dhe djersitje të shpeshta, bëni mirë të vizitoheni sa më parë tek një mjek.

5. Dhimbje në kraharor

Presioni dhe dhimbja intensive në zonën e gjoksit janë tregues serioz të sulmit në zemër. Bëni kontrollet e nevojshme!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *