KSHZ-ja i pranon tërësisht 12 listat e kandidatëve

drzavna-izborna-komisija_2

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i pranoi tërësisht listat e kandidatëve të pesë subjekteve politike…

Sipas të gjitha gjasave, diaspora e Maqedonisë do të ketë tre deputetë, ndërkaq duhet që të ketë thuajse 20 mijë votues, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e fundit, KSHZ-ja i shqyrtoi listat e kandidatëve të gjashtë partive politike. Janë pranuar listat e koalicionit ”Për ndryshime dhe drejtësi”, pastaj koalicionit ”OBRM për Maqedoninë”, koalicionit ”Aleanca për Shqiptarët” dhe të partisë ”E Majta”.

LSDM-së nuk i janë pranuar listat e kandidatëve për Njësinë 1 dhe 3, ku bartës listash janë Stevo Pendarovski dhe Ljupço Nikollovski. Kjo parti ka të drejtë ankese në Gjykatën Administrative./Telegrafi/

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com