Kirurgët zbulojnë 1 kg dru dhe plastikë në stomakun e 16-vjeçarit (FOTO)

Një rast tronditës është zbuluar nga kirurgët në Indi, ku një të riu i është gjetur 1 kilogram dru dhe plastikë.

Arjun Sah kishte dhimbje të tmerrshme dhe pas kontrolleve, kirurgët zbuluan në stomakun e tij përbërje të drusë dhe plastikës.

Sipas mediave vendase, 16-vjeçari kishte varësi për të përtypur plastikë dhe dru, por kjo gjë u zbulua vetëm pasi i riu mbërriti në spital.

Pas 3 ndërhyrjeve të suksesshme kirurgjikale, mjekët arritën të nxjerrin nga stomaku i djalin masën që i shkaktonte dhimbje të tmerrshme.

Nëna e djalit falënderoi mjekët që i shpëtuan jetën 16-vjeçarit, por shtoi se tashmë Arjun ka nevojë për konsulta në vazhdim për largimin nga vesi që për pak i mori jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *