Khedira po mundohet ta bind Canin t’i bashkohet Juventusit

Mesfushori gjerman, Sami Khedira po punon për të ndihmuar skuadrën e tij, Juventusin, për të transferuar bashkëkombësin e tij, Emre Can.

Emre Can ka rritur nivelin e paraqitjeve të tij që nga transferimi në Liverpool, duke bërë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij.

Mes tyre edhe gjiganti italian, Juventusi, që e dëshiron që një kohë të gjatë dhe ky nuk është më një sekret.

Me kontratën e tij aktuale që skadon në muajin qershor të 2018, Can është një objektiv i konfirmuar për drejtorin e përgjithshëm të Juves, Beppe Marotta.

Sipas gazetës italiane Tuttosport, Khedira ka folur këtë javë me Canin për jetën në Torino, ndërsa ata janë së bashku me kombëtaren e Gjermanisë.

Khedira është dërguar nga menaxheri i Juventusit me detyrë për të bindur bashkëkombësin e tij për t’u bashkuar me Bianconerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *