Këto sekrete kuzhine duhet t’i dini patjetër

Gatimi mund të jetë argëtim i vërtetë në qoftë se dini truket që duhet të përdorni në kuzhinë, por nese jo, ai mund të bëhet shpesh i mërzitshëm ose i vështirë. Këto janë disa truke të thjeshta të cilat mund t’ju vijnë në ndihmë dhe t’ju lehtësojnë punën më shumë nga sa mund ta imagjinoni!

Vloni ujin pata se ta hidhni tek kubat e akullit dhe akujt do të duken më të qartë.

Nëse nuk e dini është koha të mësoni se vezët mund të gatuhen edhe në furrë, 160 gradë për deri në 15 minuta.

Mund të mbani verë të ftohtë duke i vendosur disa kokrra rrush të ngrirë brenda gotës.

Në qoftë se e vendosni në një qese, akullorja do të jetë më e lehtë për tu konsumuar me lugë, pasi kjo mënyrë eviton ngrirjen e tepërt.

Vendosni një lugë druri mbi tenxheren e gatimit për të parandaluar ujin të derdhet mbi sobë.

Vendosni disa feta limoni nën peshk, ndërkohë që piqet në skarë, për t’i dhënë shije më të mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *