Keni dhimbje kyçesh dhe këmbësh?! Kujdes, mund t’iu mungojë kjo vitaminë…

Dhimbja e shpinës mund të ndikojë negativisht jetën tuaj të përditshme në shumë mënyra. Megjithatë, duhet të përpiqeni të qëndroni aktivë dhe të mos e lejoni veten të bini pre e dhimbjes dhe të bini në agoni. Mësoni më tepër për mungesën e vitaminës D dhe lidhjen e saj me dhimbjen e kyçeve.

Sipas disa kërkimeve, dhimbja e kyçeve shkaktohet shpesh nga mungesa e vitaminës D. Kërkimet paralajmërojnë se nëse iu mungon për një kohë të gjatë vitamina D, dhimbja e gjymtyrëve dhe e shpinës do të përkeqësohen. Madje, në fund mund të çojnë edhe në probleme ose zhvillim të artritit.

A ju mungon vitamina D?

Ashtu si çdo defiçencë tjetër, mungesa në vitaminë D shfaq disa simptoma të caktuara. Midis këtyre simptomave janë:

Ndjesi djegieje në shputa

Balancë e varfër

Cilësi e ulët e gjumit

Dhimbje në shputa

Ekziston një test shumë i thjeshtë, që mund t’iu tregojë nëse po merrni mjaftueshëm vitaminë D. Gjithçka që duhet të bëni është të shtypni kafazin e kraharorit dhe të shihni nëse shtypja shkakton dhembje. Nëse është kështu, ka shumë të ngjarë që iu mungon vitamina D.

Si të merrni më shumë vitaminë D?

Dielli është një nga burimet më të mirë të vitaminës D, kështu që vetëm 10 minuta në ditë nën ekspozimin e diellit do t’iu japin sasinë e nevojshme të kësaj vitamine. Megjithatë, nëse jetoni në zona me shi ose me dimër të ashpërr, mund të jetë e vështirë.

Vitamina D gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë peshkun ton, të verdhat e vezëve, peshkun skumbri dhe kërpudhat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *