Katër të burgosur serbë transferohen në Burgun e Sigurisë së Lartë

slobodan-gavriq_ne-gjykate-1

Prishtinë, 13 nëntor 2016 – Burime të zazetës “Insajderi” brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë bërë të ditur se Slobodan Gavriq është transferuar nga veriu i Mitrovicës në burgun e Sigurisë së Lartë, në Gërdoc të Podujevës.

Slobodan Gavriq është dënuar me 13 vjet burgim për terrorizëm. Ai akuzohej edhe për import, eksport e transportim të lëndëve plasëse dhe për prodhim të armëve apo materialeve të tjera plasëse.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se bashkë me Gavriqin në Burgun e Gërdocit janë transferuar edhe tre serbë të tjerë, të akuzuar për krime lufte.

Ky transferim është bërë në marrëveshje me EULEX-in.

Këta katër persona janë nën mbikëqyrjen e oficerëve serbë në burgun e Sigurisë së Lartë, raporton Insajderi.com. (r.m.)

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com