Ja si do të ishte Amerika pa emigrantët

emigrantet-SHBA

Nga Richard V. Reeves

“Në Amerikë ka vend për të gjithë!”, shkruante autori franko-amerikan Hector St. John de Creèvecoeur në vitin 1782 në “Letra nga një fermer amerikan”. Si shumica e gjeneratës themeluese të SHBA-së, Crèvecoeur besonte se madhësia e konsiderueshme e kombit të ri nënkuptonte një të ardhme të begatë. Por ai qe gjithashtu duke inauguruar një qasje të hapjes, një gatishmëri për të përqafuar qytetarët e rinj nga e gjithë bota tek ajo që ai e quajti “tenxhere e shkrirjes” të shoqërisë amerikane. PërqaÒmi i asaj hapjeje mbijetoi, pavarësisht shpërthimeve rastësore të ndjenjave antiemigrante, për dy shekujt e gjysmë që pasuan. Shtetet e Bashkuara mbeten një komb emigrantësh, në shpirt dhe si një fakt konkret. (Një fakt për të cilin edhe unë si një emigrant nga Vendi i Vjetër jam mirënjohës). Gruaja ime është amerikane, dhe studentët e mi kanë patur pasaporta amerikane që kur lindën në Londër. Pikërisht tani unë jam duke aplikuar për shtetësinë amerikane. Dua që Amerika të jetë shtëpia dhe jo vetëm vendqëndrimi im. Historia ime është sigurisht shumë e ndryshme për shumicën e emigrantëve – por çështja është se të gjitha historitë tona janë të ndryshme. Ajo që na bashkon, është dëshira jonë për të qenë amerikanë. Por kjo frymë mund të jetë zbehur. Falë pjesërisht Donald Trampit, emigracioni është pranë majës së axhendës politike – dhe jo për mirë. Tramp ka shfrytëzuar në mënyrë të shkëlqyeshme imazhet e Murit për të përftuar nga zhgënjimi i klasës së mesme të bardhë të Amerikës. Por, Amerika ka nevojë për emigracionin. Në nivelin më banal, kjo është një çështje matematike. Ne kemi nevojë për punëtorë më të rinj për të financuar brezin tashmë të moshuar të Baby Boomers, të lindur në vitet e para të pasluftës së dytë botërore.

Në përgjithësi, emigrantët janë diçka pozitive për ekonominë, sikurse e dëshmon edhe një përmbledhje e fundit e një studimi nga Projekti Hamilton i Institutit Brookings. Natyrisht, ndërsa emigracioni mund të jetë i mirë për ekonominë në tërësi, kjo nuk do të thotë se është i mirë për cilindo. Konkurrenca për paga dhe vendet e punës, do të ndikojnë negativisht tek disa prej amerikanëve, të cilët mund të jenë ekonomikisht më të rrezikuar. Politikëbërësit e prirur për të promovuar përÒtimet e emigracionit, duhet të jenë të vëmendshëm ndaj kostove të tij. Por vlera e emigracionit nuk mund të reduktohet në një tabelë statistikore. Emigrantët nuk do ta bëjnë Amerikën më mirë. Ata do e bëjnë Amerikën më të mirë. Emigrantët furnizojnë masivisht krahun e punës në vends. Ata kanë tashmë dy herë më shumë gjasa për të 瑳⸩lluar një biznes të ri sesa amerikanët vendas. Fëmijët e emigrantëve dëshmojnë zakonisht një lëvizshmëri të jashtëzakonshme në rritje, përsa i përket të ardhurave, profesionit dhe arsimit. Për shembull, në mesin e fëmijëve të lindur në Los Anxheles nga emigrantët e keq-arsimuar kinezë, për habi 70 përqind e tyre janë diplomuar në universitet. Sikurse e tregon edhe studimi i kolegut Uilliam Frej, emigrantët janë migrues edhe brenda SHBA-së, duke lëvizur nga qytetet tradicionale për ta – Nju Jorku dhe Los Anxhelesi – në qytete dhe qyteza të tjera në kërkim të një të ardhme më të mirë. Amerikanët e rinj janë amerikanët e vërtetë. Ne kemi nevojë për më shumë prej tyre. Por Tramp po shfrytëzon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të rrezikshme frikën e bardhëve në një Amerikë gjithnjë e më shumë zeshkane. Sipas një studimi të vitit 2011 të Qendrës Kërkimore Pew, më shumë se 4 në 10 të moshuar të bardhë, thonë se një popullsi në rritje e emigrantëve është një “ndryshim për keq”; gjysma e Baby Boomers të bardhë besojnë se emigracioni përbën “një kërcënim për zakonet tradicionale dhe vlerave amerikane”. Emigracioni shtron një pikëpyetje të thellë mbi identitetin amerikan në shekullin XXI-të.

Ashtu si njerëzit, edhe shoqëritë plaken. Ato gjithashtu mund të bien, humbasin një pjesë të dinamizmit. Ato mund të ‘shesin’ më pak hapje për një siguri më të madhe. Me fjalë të tjera, mbeten të mbërthyera në rrugët e tyre. Emigrantët gjenerojnë dinamizëm dhe aspirata, por ata janë gjithashtu të lëvizshëm dhe sfidues. Kur ky debat të përfundojë, do të na tregojë shumë mbi trajektoren e kombit. Një Amerikë që mbyll dyert e saj, do të jetë një Amerikë që ka zgjedhur të zgjedhur të perëndojë në vend se të rritet, duke lejuar që siguria të eklipsojë dinamizmin. Përçarja nuk është pa kosto. Por Amerika ka peshuar gjithnjë më rëndë të mirat e dinamizmit dhe diversitetit. Emigracioni është një mënyrë e rëndësishme në të cilën Amerika shtyp butonin e rifreskisë dhe rinovon veten. Pa emigracionin, kombi jo vetëm që do të jetë më keq, por do të pushojë në një kuptim thelbësor, së qeni Amerika që ne njohim.

“Brookings Institute” – /bota.al

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com