Ja për çfarë shërben kjo vrimë afër kamerës së iPhone

auto_as1479059249

Pothuajse të gjithë që i njihni tashmë kanë një celular të mençur, dhe për ata që kanë celular, iPhone është padyshim më i preferuari.

Duket se ka gjithmonë diçka të re në lidhje me këta celularë. Siç mund ta keni vërejtur, ekziston një vrimë afër kamerës – që ndoshta nuk e dini se për çfarë qëllimi ndodhet aty.

Gjatë muajve të fundit, njerëzit janë përpjekur ta kuptojnë se çfarë shërben kjo vrimë misterioze pranë kamerës. Disa mendonin se është dritë e disa mendonin se është mikrofon, transmeton Gazeta Express.

Shikojeni celularin dhe do ta shihni se ndodhet një vrimë mes lentës së kamerës dhe blicit. Disa mendonin se vrima mund të jetë një buton për ta ristartuar celularin.

Por definitivisht nuk është një buton i tillë – dhe as një mikrofon i zakonshëm. Vrima pranë kamerës përdoret për zvogëlimin e zhurmës, dhe jo vetëm. Kjo vrimë e bën zërin edhe më të pastër kur jeni duke incizuar video, duke përdorur Snapchat ose duke folur me Siri-në.

Kur jeni larg celularit dhe flisni me dikë në celular, falë kësaj vrime zëri juaj shkon me qartësi në mikrofon.

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com