Ja çfarë mund të bëjë limoni i ngrirë kundër diabetit dhe tumoreve

Limoni është një super ushqim. Me shumë përfitime në shëndet, sepse përmban flavonoide, që janë antioksidantët më të mira. Por pse ndihmojnë limonët e ngrirë? Lëngu i limonit tashmë njihet për vetitë e tij. Por ne ju sugjerojmë që të përdorni limonët e ngrirë.

Lëkura e limonit ka shumë veti për të rritur sistemin imunitar, për të normalizuar nivelin e kolesterolit dhe madje edhe për të parandaluar zhvillimin e kancerit. Lëkurat e agrumeve kanë efekt të fortë anti-mikrobial dhe besohet se mund të parandalojë infeksionet bakteriale dhe fungale. Me shumë rëndësi është edhe efekti i tyre në largimin e parazitëve të brendshëm dhe krimbave.

Siç edhe e dini, limonët janë pjesë përbërëse në çdo metodë detoks, pa lënë mënjanë faktin se mund të përgatisni me to ujë limoni ose çaj limoni. Lëkurat e limonit kanë 5-10 vitamina më shumë se sa lëngu i tyre. Dr Marilyn Glenville, një mjeke e parësorit shpjegon se kombinimi i lëkurave të shëndetshme bën shumë mirë për shëndetin. Ja se çfarë tha ajo për BBC:

“Shumica e antioksidantëve të frutave janë të përqëndruara në lëkurë dhe jo te tuli”. “Smoothie është më e mirë se sa lëngu, sepse ju mund të konsumoni të gjithë frutin duke përfshirë lëkurën”.

Ngirja e limonëve

Lani dhe dezinfektoni limonët tuaj organikë me uthull molle ose sodë buke. Shpëlajini mirë ata duke përdorur ujë dhe fshijini mirë. Ngrijini limonët gjatë natës. Pasi vini re se ata janë krejtësisht të ngrirë, atëherë grijeni të gjithë limonin. Po, të gjithë, tulin, lëkurën, farat, të gjitha.
Hidhini në kubat e akullit dhe futini në ngrirje sërish. Pastaj mund t’i përdorni në çdo kohë dhe për çdo gjë. Lëkurat e limonit do të japin një shije më të fortë në gatimet dhe përdorimet tuaja. Shtojini në sallata, supave, kos, salcat e makaronave. Shtoni një lugë gjelle me limon të grirë në çajin ose lëngun tuaj.

PËRFITIMET SHËNDETËSORE:

Parandalimi i kancerit
Trajtimi i shkëlqyer i inflamacionit
Rritjen e imunitetit

Parandalimi kundër simptomave të astmës
Efektiv kundër baktereve të rrezikshme
Parandalimin dhe trajtimin e depresionit dhe stresit
Pastimin e veshkave dhe mëlçisë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *