Ilir Meta flet për dënimin e Grupit të Kumanovës, ja çka thotë!

Presidenti shqiptar Ilir Meta është përgjigjur edhe në pyetjen e gazetarëve rreth raporteve të qeverisë së re me fqinjët, konkretisht me Kosovën (lidhur me neutralitetin e Maqedonisë për hyrjen e Kosovës në UNESCO) dhe rastet e montuara ndaj shqiptarëve, si ai i Kumanovës dhe tjera.

“Besoj se qeveria e re pritet t’u jep një hov integrimeve në BE dhe NATO, padyshim do jetë e angazhuar të përmirësojë edhe raportet me fqinjët përfshirë edhe Kosovën”, është përgjigjur Meta, raporton Medial.mk.

“Nuk mund të ndërhyjë në çështjet konkrete rreth drejtësisë dhe ligjit në Maqedoni. Por, shpresoj, dëshiroj dhe inkurajoj që fazat e tjera të procesit të (ri)gjykimit të jenë transparente dhe autoritetet gjyqësore të demonstrojnë standarde evropiane”, ka theksuar Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *