Highlights: FC Shkupi vs Akademija Pandev 5:2

FC Shkupi nisi sezonin pranveror në Ligën e Parë Ftbollistike të Maqedonisë me fitore bindëse ndaj skaudrës së Akademia Pandevit pran rezultatit 5:2. Tripletë e Iljoskit dhe golat e Jasharoskit dhe Stojkoskit, mjaftuan për të arkëtuar 3 pikët e parë në vazhdim të Ligës së Parë.

Bazhe Ilijoski me fanellën e FC Shkupit ka bërë debutimin e tij më të mirë në karrierë. Ai brenda vetëm 23 minutave ka shënuar “hat-trik”, një gjë kjo që nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë. Sulmuesi shkupjan, njëherit rekordmeni i golave të shënuar në historikun e futbollit vendor po shkëlqen gjatë pjesës së parë në përballjen ndaj Akademia Pandev, ku falë golave të tij Shkupi në pushim shkoi me rezultatin 3:1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *