Hajduti kapet live teksa kryente vjedhje në Qendrën Klinike në Shkup, ja si neutralizohet nga sigurimi (VIDEO)

Një përdorues i Facebook-ut ka shpërndarë një video që tregon kapjen e një hajduti që u kap në veprim në rrethin e Qendrës Klinike në Shkup, njofton TetovaSot.

Vjedhja është kryer tek makinat e parkuara në parkingun e Klinikës, dhe pamjet tregojnë se si sigurimi i klinikës, në të cilën sipas dëshmitarëve, hajduti u është dorëzuar njesisë policore “Alfa”.

Hajduti thuhet se ka vjedhur çanta nga makinat, dhe nuk ishte as i delikat, makinat nuk i ka hapur, por ua ka thyer xhamat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *