Greqi, komplot për të vrarë Erdoganin?

Njësitë greke kundër terrorizmit arrestuan nëntë persona për shkak të lidhjeve të dyshuara me organizatën ekstremiste, Partisë Revolucionare të Çlirimit të Popullit (DHKP-C).

Dyshohet se ata po përgatisnin një akt terrorist gjatë vizitës së presidentit turk Erdogan që pritet të realizohet në muajin e ardhshëm.

Të ndaluarit janë 8 meshkuj dhe një femër që kanë lidhje me partinë kurde DHKP-C.

Data e saktë e vizitës së Erdoganit në Athinë nuk është zyrtarizuar ende, por kryeministri Çavusoglu tha se “Presidenti do ta vizitojë Greqinë si një president i Republikës së Turqisë për herë të parë pas 65 vitesh” dhe se ajo do të shërbejë për të shkrirë akujt mes dy vendeve./Zeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *