Gomone në autostradën Tiranë -Durrës, përmbytjet kalojnë çdo parashikim

Përmbytjet e shumta që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, duket se sa vijnë e po përkeqësohen. Në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Kasharit, uji ka arritur në nivele të larta, duke bërë që një person të zgjedhë gomonen si mjetin e vetëm për ti ardhur në ndihmë familjarëve që janë bllokuar nga uji. Pamjet në videon e mëposhtme e tregojnë qartazi situatën në të cilën ndodhet autostrada.

Nga ana tjetër shumë zona të Tiranës dhe sidomos në rrethe kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *