Gjykata Penale caktoi paraburgim për Çavkov dhe disa persona tjerë pjesëmarrës në ngjarjet e përgjakshme të Kuvendit

Deri më tani, Gjykata Penale ka caktuar paraburim 30 ditor për ish drejtorin e Byrosë për Siguri, Mitko Çavkov, Igor Durlovskin dhe Oliver Radulov ndërsa në paraburgim shtëpiak është lëshuar deputetja e VMRO-DPMNE-së, Zhaklina Peshevska.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka kërkuar paraburgim për të gjithë 36 personat e arrestuar të akuzuar për sulmin në Kuvend me 27 prill të këtij viti, mes të cilëve është edhe ish-drejtori i Byros për Siguri Publike, Mitko Çavkov nga VMRO-DPMNE-ja, njofton jozyrtarisht PlusInfo, njofton Portalb.mk.

Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ka dhënë urdhër për nisjen e procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale, “kërcënim terrorist të rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313” lidhur me ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Prej atje thonë se kanë mbaruar me procedurën parahetimore, pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve për konstatimin e fakteve.

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit pas ndërmarrjes të gjitha veprimeve për konstatimin e fakteve lidhur me ngjarjet të cilat kanë ndodhur më 27 prill të vitit 2017 në Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka mbaruar procedura parahetimore. Pas shqyrtimit dhe analizës së dëshmive të siguruara materiale, Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka sjell urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 36 personave për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “kërcënim terrorist ndaj rendit dhe sigurisë kushtetuese nga neni 313 i Kodit Penal”, thuhet në kumtesë.

Sipas Kodit Penal, kjo vepër dënohet me së paku 10 vjet burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *