Gjellë pule me miell misri

Një gatim i shpejtë dhe i lirë në kosto, por shumë i pasur në vlera ushqimore. Mund t’a përgatisni dhe për vaktin e darkës pasi nuk ka shumë kalori.

Përbërësit:

1 pulë
2 kokrra qepë
2 domate
1 kubë supë pule
2 lugë gjelle miell misri
4 lugë vaj
2.5 gota ujë
Kripë
1 lugë vegetë

Përgatitja:
Copëtojmë qepët dhe domatet, marrim tiganin vendosim vaj në të dhe i fërgojmë së bashku, vendosim kripë dhe vegetë sipas shijes. I fërgojmë për 2 minuta, dhe shtojmë copët e prera të mishit të pulës. Marrim kubin e supës së pulës, e miksojmë me 2 gota ujë, dhe e shtojmë në tigan. Tiganin e mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë masa për 30 minuta. E lehtë dhe e shijshme për një darkë familjare. Pastaj marrim miellin e misrit dhe e përziejmë me një filxhan ujë, dhe e hedhim në tigan dhe masën e lemë të ziejë edhe për 30 minuta të tjerë dhe vakti juaj është gati. /Shije.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *