Ganiu nuk ndalet, vazhdon pastrimi i rrugëve dhe parqeve në Çair

Qytetarët e komunës së Çairit si duket nuk janë zhgënjyer që në zgjedhjet e fundit lokale kanë votuar kandidatin më të mirë të mundshëm në Çair, Visar Ganiun, shkruan Zhurnal.

Në komunën e Çairit pothuajse çdo mëngjes shihen punëtorë në lokacione të ndryshme duke pastruar dhe zbukuruar komunën.

Sikurse ditëve tjera, edhe sot punëtorë nga Higjiena Komunale dolën në teren për të pastruar mbeturinat dhe gjethet e shumta të vjeshtës.

Sot si lokacion ishte përzgjedhur hapësira rreth tregut të Çairit si dhe disa parqe në Fushë Tophanë.

Pastrues gjithashtu vëreheshin edhe tek parqet rreth ndërtesave në rrugën “Vukovarska”.

Për punën e pandalshme të Ganiut mund të vërtetoheni edhe në fotot në vijim, të cilat i ka postuar vet kryetari Ganiu në Facebook faqen e tij zyrtare:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *