Gafurr Adili letër Muhamet Zeqirit: Duhet të arrestohet edhe Ali Ahmeti me bandën e tij!

Drejtuar: Zotëri, Muhamet Zeqirit!

Më lejoni që, fillimisht tua uroj 28 Nëntorin-Ditën e Flamurit, dhe pastaj edhe t’iu kërkoj që shqiptaret t’i shpëtoni edhe nga Ali Ahmeti dhe banda e tij…. Ali Ahmeti dhe banda e tij ishin skenaristët e të gjitha skenareve antishqiptare…..

Besoj t’iu kujtohet dhe të mos e keni harruar se, djemtë qe u dënuan me dënime drakonike për skenarin “Kumanova”, Ali Ahmetin dhe Artan Grubin i kërkuan në cilësinë e dëshmitarit, por…..:prandaj, unë vlerësoj se, njëjte s’i rasti “Monstra”, edhe rasti “Kumanova” duhet urgjentisht të rishqyrtohet nga fillimi i procesit, dhe vendin e atyre djemve të dënuar padrejtësisht (me dënime drakonike) duhet ta zëjë Ali Ahmeti me gjithë bandën e tij…. Paraprakisht iu falënderoj për mirëkuptimin tuaj! Vëllazërisht e shqiptarisht, Gafurr Adili nga Kërçova. /Gazeta Lajm
Kërçove, 28 Nentor 2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *