Franca i kërkon Turqisë ta lirojë gazetarin francez

world-news-2-69x52-800x533-l-1419494365_1479047889-8562244

Franca i ka kërkuar Turqisë që ta lirojë gazetarin francez të arrestuar të premten në Turqi, ndërkohë që lufta e autoriteteve turke ndaj medias pas tentim puçit të këtij viti po vazhdon të marrë kritika të ashpra ndërkombëtare.

Olivier Bertrand, i cili punon për uebsajtin francez të lajmeve “Iesjours.fr”, u arrestua të premten teksa po raportonte në qytetin Gaziante, në veri të kufirit turk me Sirinë, transmeton Express.

“Ajo çfarë po ndodh është tronditëse dhe plotësisht e papranueshme. Franca kërkon lirimin e këtij gazetari,” ka thënë për Radio Evropa 1, ministri i Jashtëm francez, Jean-Marc Ayrault.

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com