(FOTO) Enis Bardhi gëzon një tifoz të ri që i bën ballë betejës më të vështirë të jetës!

Futbollisti i njohur nga Shkupi Enis Bardhi ka bërë një gjest tepër emocional duke i dhuruar dresin e tij një tifozi të vogël nga Shkupi, i cili po bën betejën e tij me sëmundjen e leukemisë.

Bardhi si duket ka gëzuar tej mase Ukën e vogël duke i’a dhuruar këtë dhuratë që çdo fëmijë dhe i ri do e kishte dëshiruar.

“Mbështetje për ty i dashur Ukë. Zoti të ruajtë”- ka shkruajtur Enis Bardhi në profilin e tij në Twitter.

Ndryshe, Bardhi po luan me sukses në një ndër ekipet më prestigjioze në botë, Levante. Ai njëherit është eshe idhull i shumë të rinjve por edhe i Ukës.

Ndërkohë që një storie për rastin në fjalë e ka publikuar edhe gazeta sportive spanjole Superdeporte duke e titulluar kështu ‘Mbështetje për Ukën, historia më personale e 10’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *