Foreign Policy: “Snajperi Amerikan” Chris Kyle gënjeu për numrin e medaljeve të tij

snajperi

Nga David Francis

Chris Kyle, qitësi më vdekjeprurës një historinë e Shteteve të Bashkuara, është një legjendë. Autobiografia e tij, American Sniper, shiti mbi 1 milionë kopje dhe u shndërrua në një film; ai u interpretua nga Bradley Cooper në atë që u kthye në filmin më fitimprurës me luftë në histori.

Ai pretendon 160 “vrasje të konfirmuara” gjatë 10 vjetëve të shërbimit ushtarak. Vreasja e tij nga dora e një shoku veteran të luftës në vitin 2013 ia shtoi edhe më shumë magjepsjen.

“Me pak fjalë,” shkuajti Kyle, “Unë do ta përfundoj karrierën time si SEAL me dy Yje Argjendi dhe Pesë Yje Bronzi, të gjitha medalje nderi”.

Sikurse ishte raportuar më parë edhe nga The Intercept, Kyle e kishte fryrë numrin e medaljeve të tij. Në një artikull të botuar të mërkurën, del se Kylie në të vërtetë kishte marrë vetëm një Yll Argjendi dhe tre Yje Bronzi, si medalje nderi. Uebsajti ka cituar dokumentet e brendshëm të Navy të marra nëpërmjet kërkesës bazuar te Ligji për Informacionin e Lirë, si dhe nëpërmjet intervistave me disa zyrtarë anonimë të Navy-t.

Sipas raportit, Kyle ishte parlajmëruar nga Pentagoni përpara se ta botonte librin e tij se numri i medaljeve të tij ishte i pasaktë.

Dhe një gjë e tillë nuk ëhstë si të gënjesh me një CV; të gënjesh për medaljet dhe arritjet është një shkelje e rëndë etike, e cila shkel si Kodin e uniformës të Drejtësisë Ushtarake, ashtu edhe ligjin federal.

Ky zbulim ka gjasa që të ngrejë pikëpyetje të reja se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo nga rrëfimi i Kyle për jetën e tij.

Ai gënjeu se kishte goditur me grusht ish-guvernatorin e Minesotës Jesse Ventura pas pretendimit se Ventura kishte kritikuar luftën në Irak dhe kishte thënë se SEAL-sat “meritojnë të humbasin disa”; ish mundësi u shpërblye me 1.8 mln dollarë pas padisë për shpifje kundër kompanisë së Kylie.

Po historia e tij se vrau dy vjedhës të ardhshëm makinash? Edhe ajo e pavërtetë. Përralla e etij se ka qëlluar dhjetëra plaçkitës nga tarraca e Superdome në Nju Orleans pas Uraganit Katrina ka qenë gjithashtu e rreme.

Asnjëra prej ketyre nuk përfundoi në filmin e Clint Eastwood, i cili përfundoi me skenat e ceremonisë mortore të Kyle në Cowboy Stadium dhe pamjet e mijëra njerëzve që kishin mbushur rrugët që çonin për në ceremoni.

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com