Fiq për të kuruar sëmundjet e stomakut (receta bazë)

Siç e dimë sëmundjet gastrite si dhe ato të tretjes kërkojnë kohë për t’u shëruar. Duhet të paktën një javë për të kaluar dhimbjet e barkut, diarreja apo shqetësimet e shumta, të cilat jo gjithmonë kalojnë me ilaçe farmacie.
Nganjëherë jo të gjitha masat higjienike që marrim janë të mjaftueshme dhe ulja e imunitetit na bën më vunerabël.
Ndaj duhet të trajtoni veten apo të afërmit me disa trajtime të shpejta të lira dhe të efektshme.
Trajtimi me fiq është i shkëlqyer për të luftuar bakteret që kolonizojnë muret e stomakut tonë.

Përfitimet e mrekullueshme nga fiku
Gjëja e parë që mendojmë është që fiqtë janë shumë të ëmbël dhe që nuk treten lehtë. Në fakt nuk është kështu. Nëse konsumoni fiq të sezonit, organizmi juaj do të marrë përfitime të pafund.

Fiqtë përmbajnë:
• Karbohidrate
• Fibra
• Vitaminë C
• Provitaminë A
• Vitaminë B
• Antioksidantë e minerale si hekuri, kalciumi, fosfori, kaliumi dhe magnezi

Lehtësojnë tretjen
Në të vërtetë fiqtë treten shumë shpejt dhe lëndët e tyre ushqyese përthithen me shpejtësi. Janë dhe mbrojtës të shkëlqyer të stomakut.
• Fiqtë përmbajnë enzima që veprojnë si mbrojtës të stomakut duke ulur aciditetin dhe reflukset.
• Niveli i antioksidantëve që përmbajnë, mineraleve dhe vitaminave e ndihmojnë trupin e njeriut të luftojë në mënyrë efikase sulmin nga çdo bakter apo mikroorganizëm.
• Mos harroni që fiqtë janë dhe laksativë natyralë.
•Nëse vuani nga alergjitë, poblemet në mushkëri ose jeni ftohur, konsumojeni me patjetër.
•Janë të shkëlqyer për mbrojtjen e kockave (gratë duhet të konsumojnë vazhdimisht fiq të thatë)

Trajtim natyral me bazë fikun për të eleminuar bakteret e stomakut
Çfarë ju duhet
• 20 ose 30 fiq të thatë (trajtim për 10 ose 12 ditë)
• Vaj ulliri, në masë sa për të mbuluar enën
• 2 enë qelqi
Si përgatitet
Ndajini fiqtë në gjysmë dhe futini në enët e qelqit, të sterilizuara.
Mbulojini fiqtë me vaj ulliri.
Duhet t’i lini të paktën 45 ditë.

Si t’a përdorni
Mbani gjithmonë një përgatitje me fiq të thatë dhe vaj ulliri. Mund t’a konsumoni të paktën 7 ditë në muaj për të parandaluar infeksionet e stomakut ose sa herë keni shqetësime gastrite.
Çdo mëngjes hani një fetë bukë me fiqtë e marinuar. Kjo do t’ju ndihmojë të kuroni çdo sëmundje dhe gjithashtu të merrni një dozë të mirë energjie dhe lëndët ushqyese kryesore

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *