Fatime Fetai sot në vizitë në gjykatën e Kërçovës, ja pse!

Prokuroja Speciale Publike, Fatime Fetai sot është në vizitë pune në Gjykatën themelore në Kërçovë dhe sipas informacioneve që posedon “pravosudstvo.mk”, ajo gjatë kësaj vizite është shoqëruar edhe nga një zyrtar i Prokurorisë Speciale Publike.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kërçovë, prokurorja Fetai ka bë kontroll të disa lëndëve gjyqësore. Burimet kanë thënë se nuk dihet saktë se për çka është interesuar Fetai, por se nuk ka dilemë që ka bë disa verifikime lidhur me procedura që i udhëheq PSP-ja.

Ndryshe, përshtypje e përgjithshme ditëve të fundit është se PSP po i intensifikon aktivitetet e veta në drejtim të hapjes së lëndëve të reja, por edhe atyre të vjetra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *