Erdogan paralajmëron Qipron greke, në rast konflikti, luftanijet janë gati

Greqia dhe Qiproja greke nuk duhet të tentojnë të shfrytëzojnë mundësitë në kohën kur Turqia është duke zhvilluar operacione ushtarake në veri të Sirisë, tha Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan, duke i kërkuar të mos tejkalojnë shenjën e mesdheut lindor nga shpimi i gazit jashtë ishullit.

“Nuk duhet të mendohet se disa përpjekje oportuniste mbi ishujt në Egje dhe aktivitetet e eksplorimit të gazit nuk janë në vëmendjen tonë. Ne po i paralajmërojmë ata që kalojnë shenjën në Egje,” tha presidenti Rexhep Tajip Erdogan para ligjvënësve të tij në Parlament më 13 shkurt, raporton “Hurriyet”, transmeton Periskopi.

Tensionet janë rritur në mesdheun lindor pasi Qiproja greke filloi një përpjekje të re për shpimin e gazit në bllokun e tre ishujve, ku bëri një kontratë me firmën italiane të energjisë ENI.

Sipas raporteve anija ENI është ndaluar më 9 shkurt nga anijet ushtarake turke pasi ajo ishte njoftuar se do të kishte aktivitete ushtarake në zonën e destinacionit.

Administrata e Qipros greke për një kohë të gjatë ka bërë përpjekje për të eksploruar në shpimin e rezervave të hidrokarburëve jashtë ishullit, pavarësisht faktit se ato i takojnë edhe Qipros turke.

Qijporja greke njoftoi se në disa zona do të eksplorojë rezervat e pretenduara nga Turqia për të qenë pjesë e zonës së saj ekskluzive ekonomike.

Erdogan ka njoftuar se luftanijet turke dhe njësia e sigurisë është duke i vëzhguar zhvillimet në këtë regjion por nuk e konfirmoi se anija ENI është ndaluar. “Turqia do të jetë një ndekjëse e afërt e të drejtave, marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare. Për ne, të drejtat tona në Afrin nuk janë të ndryshme nga ato në Qipro dhe Egje,” shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *