Erdogan, lideri më i dashur në rajon

Sipas një sondazhi të PEW, një kompani hulumtuese me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Turqia është vendi që e ka rritur më shumë ndikimin në rajon në krahasim me 10 vite më parë, kurse Presidenti Rexhep Tajip Erdoan vlerësohet si lideri më i dashur.

Kompania PEW ka bërë një sondazh publik që përfshin vendet:Turqi, Iran, Rusi, Arabi Saudite, Izrael dhe Egjipt.

Shumica e pjesëmarrësve në anketë mendojnë se roli që luajnë në rajon Turqia, ShBA dhe Rusia ka fituar një rëndësi më të madhe në raport me 10 vite më parë.

Sipas sondazhit raporti i atyre që janë shprehur se Turqia luan në rajon një rol më të madh krahasuar me të kaluarën është 63%, duke e renditur kështu në vend të parë atë.

Raporti i atyre që e vlerësojnë me nota pozitive rolin e Rusisë në rajon është rritur në 35%, kurse për ShBA-në i njëjti raport ka dalë 27%, sipas studimit të PEW.

76% e jordanezëve, 63% e libanezëve, 59% e tunizianëve, 33% e izraelitëve që kanë marrë pjesë në anketë mendojnë se Turqia e ka arritur ndikimin e sajnë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Turqia vlerësohet si vendi më pozitiv për rolin e saj në rajon.

Në kuadër të studimit anketuesit u pyetën edhe opinionin e tyre ndaj liderëve të rajonit.

Presidenti Erdoan është lideri me popullaritetin më të lartë në mesin e liderëve të vlerësuar sipas sondazhit PEW.

Popullariteti i Erdoanit në Jordani është 66%, në Tunizi 59%, në Liban 42% dhe në Izrael 15%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *