E vërteta rreth kombinimit të rukolës me shegën. A është i dëmshëm?

Natyropatia është degë e veçantë e ushqimit. Ushqimi është baza e çdo lloj problemi që ne kemi. Prandaj një mjek i duhet natyropatia. Organet tona kanë nevojë për vitamina, aminoacide, proteina etj. Nëse nuk i marim në dozën e duhur dhe kohën e duhur atëherë organet tona ndalojnë së funksionuari normalisht.

Pra një mjek natyropat është i specializuar për vetitë e ushqimeve.

Mjeku natyropat Arben Gjoni, i ftuar në emisionin “Në Shtëpinë tonë” sugjeron që çdo ushqim duhet të gatuhet në avull.

Por çfarë ndryshimi ka avulli nga zierja?

Nëqoftese ne gatuajmë në temperaturë mbi 48 gradë, vlerat ushqimore humbasin në masën 50 %. Sa më shumë ti gatuajmë në temperaturë të lartë aq më shumë humabsin vlerat ushqimore. Pra, për ti shpëtuar kësaj duhet të përdorim gatimin me avull.

Në vend të parë vjen avulli
Në vend të dytë zierja. Më pas pjekja e në fund skuqja.

“Nëse do të provonit fasulet në avull të jeni të sigurt se do të jenë shumë herë më të shijshme sesa ato të zierat. Sigurisht që ju mund ta thyeni ndonjëherë rregullin, ama nëse kjo është baza ushqimore jemi mëse në rregull”- shprehet mjeku

Po sallatë rukola me shegën, a është një kombinim i mirë?

Rukola është një sallatë-fletë dhe kërkon kohë që të përtypet (apo të bluhet). Nëse në mes të dhëmbëve kemi një kokërr shegë atëherë përtypja bëhet akoma më e vështirë. Pra përtypja është jashtëzakonisht e rëndësishme. Sidomos tek proteinat ku përfshihen brumërat dhe ëmbëlsirat. Rekomandohet që ti hamë ngadalë. Nëse kombinoni sallatën me peshkun, sallata do të qendrojë në stomak derisa të tretet peshku. Ajo do të kalbet dhe do ju japë ndjesisë e fryerjes.

Vlen të theksohet gjithashtu që nuk duhet të pini ujë para apo menjëherë pasi keni ngrënë bukë. Kjo pengon tretjen. Buka nuk tretet me ujë. Tretet me enzimat që gjenden në stomakun tonë. Prandaj mundohuni të konsumoni ujë 30 minuta-1 orë, para apo pas bukës.

Vizita tek mjeku natyropat është shumë i rëndësishëm, pasi askush prej nesh nuk e di si funksionon sistemi tretës. Do të shmangni gabimet që mund të bëni me ushqimet dhe që herë pas here ju japin ndjesinë e fryerjes. Kështu do të dini çfarë të hani dhe si ti gatuani ato.

Burimi: “Në shtëpinë tonë”/Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *