E pazakontë në Finlandë. Prodhohet bukë me insekte

Një furrë buke në Finlandë ka lançuar atë që pretendon se është e para bukë në botë prej insekteve që iu ofrohet konsumatorëve në dyqane.

Çdo bukë e prodhuar nga “Fazer Bakeries” përmban rreth 70 karkalecë të tharë, që janë përzierë me miellin dhe farat.

Furra e bukës thotë se ky produkt jo i zakonshëm, që është i disponueshëm për klientët që nga e premtja për 3.99 euro, iu ofron konsumatorëve një burim të mirë proteinash dhe një mënyrë të lehtë për t’u familjarizuar me ushqimet e reja me bazë insektet.

Buka u lançua pak pasi Finlanda iu bashkua 5 shteteve të tjera europiane; Britanisë, Holandës, Belgjikës, Austrisë dhe Danimarkës; më herët këtë muaj, në lejimin e rritjes dhe tregtimit të insekteve për t’u përdorur si ushqim.

Pronarët e furrës së bukës thonë se ata e kanë eksperimentuar bukën që nga vera e shkuar, por kishin pritur deri sa legjislacioni të miratohej për ta hedhur atë në treg.

Për shkak të një sasie të kufizuar furnizimi me karkaleca, buka fillimisht do të shitet në 11 dyqane të kompanisë, në hipermarketet e kryeqytetit finlandez Helsinki, por kompania planifikon që deri vitin e ardhshëm ta ofrojë atë në 47 dyqanet e saj./Top Channel

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *