E keni ditur këtë sekret në iPhone?

Me iPhone 7 i cili është diku 6.7cm i gjerë, mund të jetë e vështirë për përdoruesit me duar të vogla që të shkruajnë vetëm me një dorë.
Por duket se Apple ka një tastierë për një dorë të fshehur në një kod, i cili ka qenë aty prej të paktën iOS 8.

Veçoria misterioze u zbulua nga një developer, por për fat të keq nuk është ende në dispozicion.

Steve Troughton-Smith, një zhvillues nga Irlanda zbuloi veçorinë teksa ishte duke e përdorur një Simulues të iOS.

Ai e publikoi në Twitter këtë zbulim duke shkruar se tastiera e iOS ka një mënyrë për një dorë, majtë ose djathtë, të papërdorur më parë. Një prekje e dyfishtë e butonit Home, e shfaqë çfarëdo që është në ekran në gjysmë të ekranit, duke e bërë më të lehtë që të arrihet kur përdoret celulari me një dorë.

 

Veçoria është e përfshirë edhe në sistemin më të fundit të iOS. Kështu mund të përdoret tastiera për një dorë:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *