Dobitë e shumta të rrepës

Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Ato kanë shije të ëmbël dhe janë shumë ushqyese dhe vitaminoze, pothuajse më tepër se çdo perime tjetër.

Veçanërisht e shijshme është pjesa afër me lëkurën mbuluese të rrepës. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme e të dobishme për organizmin.

Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës, etj.

Mjekësia Popullore vë theksin tek domosdoshmëria e kësaj perimeje, madje këshillohet të gjithë amvisat që të përdorin sa më shumë të jetë e mundur në menynë e tyre rrepën e kuqe. Është e domosdoshme mësimi i fëmijëve që në vegjëli me shijen e rrepave.

Këto janë vetëm disa nga të mirat e shumta të rrepës:

Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Rindërtojnë arteriet
Ruajnë nivelin e gjakut
Ndihmojnë anemikët
Përmbajnë vitamina të ndryshme
Luftojnë inflamacionet
Anit-kancerogjene
Të pasura me fibra
Mbështesin detoksifikimin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *