Djathë i konservuar për t’i shtuar shije ushqimit tuaj

Mësoni si dhe pse duhet të konservohet djathi gjithashtu një mënyrë të re për t’i shtuar shije ushqimit tuaj.

Përbërësit:

1 kilogramë djathë

1 litër vaj ulliri

rozmarinë

spec djegës

Piper i zi (kokërr)

Përgatitja:

Fillimisht e presim djathin në formë kubike.

Më pas në një kavanoz të pastër qelqi shtojmë një pjesë të djathit të prerë dhe erëza si rozmarinë, rigon, piper ..etj.

Shtojmë përsëri djathë dhe më pas përsëri erëza, derisa të mbushet kavanozi.

Më pas shtojmë vajin e ullirit derisa të mbushet kavanozi dhe e mbyllim me kapak hermetikisht.

Kjo mënyrë e konservimit e ndihmon djathin të qëndrojë për një kohë të gjatë i paprishur dhe të ketë një shije të mirë dhe aromatike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *