Data, ora, vendi, rroga, gjithçka gati për firmën e Ikardit te Reali

Mauro Ikardi do të jetë futbollisti i ri i Real Madrid që në janar. Për këtë janë të bindura mediat spanjolle, të cilat insistojnë se ka një akord mes palëve për transferimin e futbollistit nën urdhërat e Zinedin Zidan.

Sipas “Diario Gol”, gjithçka është caktuar në detaje, në mënyrë që lojtari të fillojë që në ditët e para të janarit punën me klubin e tij të ri. Tre ditë pas “El Clasico” ndaj Barcelonës, më saktësisht më 26 dhjetor, ai do të kryejë vizitat mjekësore për klubin e tij të ri në një klinikë në Madrid.
I njëjti burim shpjegon se Interi do të përfitojë 80 milionë euro menjëherë nga shitja e kapitenit në radhët e klubit madrilen, ndërsa do të sigurojë më pas edhe bonuse që kanë lidhje me paraqitjen e tij të mëtejshme me klubin e ri. Nga ana tjetër, lojtari do të përfitojë një rrogë prej 9 milionë eurosh në klubin e tij të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *