Çfarë ndodh me trupin tuaj kur filloni të përdorni xhenxhefil për çdo ditë

Xhenxhefili nuk është gjëja e parë që ju shkon në mendje në momentin që mendoni për ushqimet e shijshme dhe të preferuara të pranverës dhe verës. Por përfitimet që ky produkt sjell janë aq të mëdha, sa nuk do ta mendoni dy herë përpara se ta përdorni. Nëse e konsumoni xhenxhefilin çdo ditë dhe për një muaj, ja çfarë do të ndodh me trupin tuaj.

Antioksidant i fuqishëm
Xhenxhefili kryen shumë funksione si antioksidantë i fuqishëm që është, duke luftuar plagët, të vrarat dhe plakjen.
Qetëson lëkurën
Xhenxhefili është një nga antinflamatorët më të mëdhenj natyral dhe ju ndihmon për të qetësuar lëkurën e irrituar, duke bërë të mundur qarkullimin e gjakut.

Ndihmon flokun
Komponentët që xhenxhefili ka në përbërje ju ndihmojnë shumë për rritjen e flokëve dhe rigjerimin e tyre. Xhenxhefili është një përbërës kyç në produktet e flokëve për shkak të përzierjes së tij me vajrat dhe antioksidantët.
Pastron qelizat e vdekura të lëkurës
Maskat e ndryshme me bazë xhenxhefilin janë ideale për pastrimin e qelizave të vdekura të lëkurës dhe nëse doni që t’i jepni një pamje të re asaj.
Ndihmon për gripin dhe të ftohtin
Xhenxhefili i kundërpërgjigjet në mënyrë perfekte gjendjes gripale dhe të ftohtit.

Në veçanti, kjo erzë përqendrohet në aftësinë e saj për të qetësuar të përzierat dhe ndihmon tretjen. Për këtë është e rekomandueshme të pihet në formë çaji bimor, i cili mbron nga sëmundjet stinore. Efekt i shkëlqyer i xhenxhefilit edhe në rregullimin e disa parametrave të rëndësishëm të shëndetit: nivelit të glukozës në gjak dhe kolesterolit. Në të dyja rastet, kjo erzë konsumohet në formë pluhuri në një sasi prej 2-3 gr.

Tjetër avantazh në konsumin e përditshëm është përmirësimi i dukshëm ndaj inflamacionit, i cili mund të jetë muskulor, ai i kyçeve apo për shkak të ciklit menstrual. Sipas një studimi, xhenxhefili krahasohet me efektin anti inflamator dhe analgjezik të produktit farmaceutik si ibuprofeni.

Sa xhenxhefil të konsumojmë në ditë?
Përgjithësisht rekomandohet një sasi rrënjësh të freskëta mes 10-30 gram në ditë. Nëse ju konsumoni pluhur të thatë, sasia e rekomanduar është shumë më e ulët, rreth 3-4 gram në ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *