Ç’është Hixhamja?

Hixhamja apo terapia e kupave është tërheqja e gjakut të keq nga trupi që ka shkaktuar një sëmundje të caktuar ose mund të shkaktojnë sëmundje në të ardhmen për shkak të akumulimit dhe mbushjes së tij me përzierje të dëmshme.

Hixhamja pastron gjakun nga përzierjet e dëmshme që janë qeliza gjaku të plakura dhe të dobëta që nuk mund të bëjnë punën e tyre në mënyrën e kërkuar, si furnizimi i trupit me ushqyes të mjaftueshëm dhe mbrojtja e tij nga sëmundjet. Me anë të hixhames tërhiqen këto përzierje të dëmshme të qelizave të kuqe dhe të bardha të gjakut për t’u zëvendësuar me qeliza gjaku të reja.

Hixhamja është një praktikë e vjetër mjekësore, e njohur për shumë shoqëri njerëzore, duke filluar nga Egjipti i lashtë që nga viti 2200 para erës sonë, në Asiri që nga viti 3300 para erës sonë, deri në Kinë. Hixhamja së bashku me akupunkturën kineze janë shtyllat më të rëndësishme të mjekësisë tradicionale kineze deri më sot.

Arabët e vjetër e njohën Hixhamen dhe Islami e miratoi këtë praktikë; Vetë i Dërguari i Allahut, Muhamedi (paqja qoftë mbi të!), e ka praktikuar atë. I Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të) madje e ka lavdëruar këtë praktikë, duke thënë, siç thuhet te Buhariu, se: “Mënyra më e mirë që mund të kuroheni, është hixhamja.”

Në vijim, do të njihemi më nga afër me këtë praktikë të mjekësisë tradicionale, dobitë dhe kushtet e praktikimit të saj.

Mjetet që nevojiten për të praktikuar Hixhamen

Kupë (ose një kavanoz të vogël) me diametër 5 cm, me një vrimë në anën e saj, e lidhur me një tub, i cili ka një valvul.
Pjesa e hapur e kupës mbulohet me një balonë llastike.
Eksperti i hixhames përdor doreza mjekësore dhe një bisturi të sterilizuar.
Llojet e Hixhames dhe mënyra e kryerjes së secilit lloj

Ka dy lloje të hixhames: Hixhame të thatë dhe Haxhame të lagësht.

Hixhamja e thatë

Hixhamja e thatë është formimi i i një kongjestioni të gjakut në zonat e dëshiruara me anë të kupës së ajrit pa përdorur bisturinë, dhe përdoret zakonisht për disa sëmundje të grave, fëmijëve dhe të moshuarve.

Mënyra e kryerjes së hixhames së thatë:

Vendoset kupa në vendin e duhur mbi trup (sipas llojit të sëmundjes ose simptomës).
Thithet ajri përmes tubit deri sa kupa të zbrazet plotësisht nga ajri.
Një pjesë e sipërfaqes së lëkurës thithet brenda kupës.
Bllokohet ajri brenda kupës duke mbyllur valvulën.
Lihet kupa në këtë mënyrë për një periudhë prej 3-5 minuta.
Pastaj hiqet kupa, dhe shihet një rreth të kuq në sipërfaqe të lëkurës ku ishte kupa.

Kjo metodë quhet “Kupa e ajrit”.

*Ekziston edhe një nënlloj i hixhames së thatë, që quhet hixhamja e fërkimit apo e rrëshqitjes:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *