Çdo vit, CES shpallë fituesit e çmimeve të CES Best of Innovation si pjesë e ngjarjes së CES në Las Vegas.

Samsung Electronics Co., Ltd., lideri global në teknologji, njoftoi sot se 36 produktet e saj më të fundit janë vlerësuar si fituese në CES® 2018 Innovation Awards. Produktet u vlerësuan në këtë program prestigjioz për dizajnin dhe projektimin e teknologjisë më të fundit në pajisjet e konsumit në 28 kategori.

Produktet e Samsung të vlerësuara me çmime përfshijnë kategoritë më të mira të inovacionit, Realitetin e Shtuar dhe atë Virtual, produktet që vishen, Video Displays, Pajisjet shtëpiake dhe Smart Home.

Përveç kësaj, kjo shënon vitin e parë ku Samsung ka fituar në kategoritë e CES Innovation Award të Fitness, Sports dhe Biotech me Gear Sport, Gear Fit2 Pro dhe Gear IconX (2018).

“Inovacioni është ADN-ja jonë, siç është angazhimi ynë për të ofruar produkte transformuese që krijojnë përvoja të rëndësishme për konsumatorët tanë,” tha Tim Baxter, president dhe CEO i Samsung Electronics në Amerikën e Veriut. “Vlerësimi nga kolegët tanë të industrisë, vit pas viti, për zhvillimin tonë të pandalur të dizajnit dhe teknologjisë inovative është me të vërtetë një nder.”

Çmimet e dhëna nga CES Innovation Awards sponsorizohen nga Shoqata e Teknologjisë së Konsumatorëve (CTA) ™, themeluese dhe organizatore e CES. Shumë nga produktet e njohura të kompanisë Samsung do të jenë të shfaqura në CES 2018, e cila do të mbahet nga data 9 – 12 Janar 2018, në stendën e Samsung (# 15006), e vendosur në Sallën Qendrore të Qendrës së Konventës në Las Vegas.

Më poshtë jepen detaje mbi përzgjedhjen e produkteve të vlerësuara me çmime të Samsung:

Gear Fit2 Pro – Funksionalitetet e Gear Fit2 Pro kombinojnë gjurmimin e integruar të GPS me monitorimin e vazhdueshëm të ritmit të zemrës dhe aplikacionet Under Armour për të gjurmuar çdo distancë ose udhëtim me saktësi. Me rezistencën 5ATM ndaj ujit, ajo i lejon përdoruesit të zhyten në pishinë, të mos dëmtohen gjatë shiut ose gjatë dushit pas stërvitjes. Për komfort dhe komoditet të shtuar, Gear Fit2 Pro ka një dizajn të hollë dhe një rrip të lehtë, si dhe një ekran me prekje me rezolucion të lartë që bën përditësime në kohë reale dhe jep njoftime të thjeshta për t’u lexuar gjatë lëvizjes.

Gear Sport është ora më e fundit smart në portofolin e pajisjeve që vishen të Samsung. Gear Sport është një gjurmes elegant dhe me funskionalitete të zgjuara për njerëzit me një stil jetese aktive. Gear Sport përshtatet lehtësisht nga puna në stërvitje me rezistencën 5ATM ndaj ujit gjatë gjithë ditës dhe gjurmon numrin e kalorive të shpenzuara. Me funksionalitete të zgjuara si Samsung Pay (NFC), kontrolli IOT dhe madje edhe muzika playback offline me Spotify, Gear Sport është gati për çdo gjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *