Broja është super përforcimi që vjen te Shkupi

Skuadra e FC Shkupi sot ka arritur të bëjë edhe blerjen e dytë të afatit kalimtar, duke sjellë në kampin bardh e kaltër talentin më të madh në rajon, por që është vlerësuar edhe ndër më të dalluarit në Evropë, pasi shumë ekipe ishin vënë pas shërbimeve të tij.
Bëhet fjalë për talentin nga Kosova, 21 vjeçarin Rron Broja i cili tani më pas vete ka edhe një titull kampion me skuadrën e Trepça 89, ku edhe ka luajtur sezonin që e kaluar. Broja është një nga mesfushorët më të talentuar dhe kapiten i përfaqësueses kosovare U21, ndërsa me Trepçën ai kishte edhe paraqitje në ndeshjet në kuadër të Ligës së Kampioneve.

Broja ka folur për faqen zyrtare të klubit ku nuk ka hezituar të shprehë gëzimin për marrëveshjen me klubin. “Padyshim se jam shumë i lumtur do të jem pjesë e klubit më të suksesshëm shqiptarë nga Maqedonia. Kisha dëgjuar qysh si fëmijë kur Shkupi ka luajtur me emër tjetër që është kampion i trefishtë dhe fitues i tri titujve të kupës. Andaj pa hezitim bëra zgjedhjen e duhur që të vesh fanellën e një skuadre kampione. Gjithsesi do të jetë për mua shumë me rëndësi që do të luajë edhe para një armate të madhe të tifozerisë shkupjane “Shvercerat”, dhe besoj se do së bashku me ekipin do arrijmë shumë suksese”, ka thënë super talenti 21 vjeçar

Broja që tani më është i Shkupit, pas vete ka edhe përvojën evropiane, duke luajtur në kampionatin belg, me ekipet e SK Deninze dhe ish-kampion belg, KAA Gent. Sigurisht se Brroja do të shtojë konkurrencën në mesfushën dhe sulmin e skuadrës. Kryesia e klubit kështu ngadalë por me hapa të sigurt po përmbush kërkesat e stafit teknik dhe po kompletohet para nisjes së fazës së dytë përgatitore që do të zhvillohet në Antalia të Turqisë, e ku edhe do të luhen ndeshje kontrolluese me ekipe që janë me përvojë edhe në Ligën e Kampioneve.
Ditëve në vijim priten edhe publikimi i emrave të ardhjeve të reja, ndërsa prezantimi i të gjithë futbollistëve do të bëhet në fundjavë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *