Braktisja e fëmijëve, fenomen në Kosovë

resizeimage

Vetëm gjatë nëntëmujorit të këtij viti, 32 fëmijë janë braktisur nga prindërit e tyre

Stigmaztizimi i femrës, kushtet e rënda sociale dhe mospranimi i fëmijës nga i ati, vazhdojnë të jenë disa prej arsyeve që dhjetëra femra të heqin dorë nga fëmijët e tyre, duke i braktisur kudo, e në rastin më të mirë në ambientet e spitalit.

Që nga viti 2001 një ndër qendra që përkujdeset për fëmijët e braktisur dhe pa përkujdesje prindërore është SOS fshati.

“Deri tani jemi përkujdes për rreth diku 470 fëmijë, foshnje të cilat kanë kaluar në përkujdesin tonë. Nëse flasim ndër vite në bazë të statistikave të cilat ne i kemi në bazë të kapacitetit të cilin ne e kemi posedu, vitet gjatë të cilave kemi pasur më shumë pranime kanë qenë viti 2001 deri në 2005”, ka thënë Ariana Shala udhëheqëse e kujdesit alternativ në SOS fshatin.

Një ndër fazat më të vështira të fëmijëve të braktisur është përballja me veten, se kush me të vërtetë është ai. Por që kjo fazë të jetë më e lehtë dhe pa pasoja nevojitet trajtim përkatës, i ka thënë televizonit publik psikologu Besnik Peci.

You must be logged in to post a comment Login

Contact Form Powered By : XYZScripts.com