Boksieri shqiptar mahnit Kanadanë, shpallet kampion bote në “kickbox“

Boksieri i njohur shqiptar, Kristian Prenga vazhdon të mos njohë humbje. Ai është shpallur kampion bote në “kickbox“ mbrëmjen e djeshme në Kanada.

26 vjeçari është ndeshur për titullin kampion të peshave të rënda në Kanada (Canadian Heavyweight Championship Fight), të cilin e ka fituar shumë thjesht, duke mos e diskutuar fitoren për asnjë moment.

Natzrisht pas fitores, nuk kanë munguar flamujt kuqezi në sallë si dhe himi Kombëtar i cili është kënduar në mes të Kanadasë.

Në videon postuar nga aktori i njohur, Bes Kallaku, i cili është dhe miku i Kristian Prengës, shihet atmosfera e krijuar pas arritjes së triumfit të boksierit shqiptar.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *