Bima që ju ndihmon për zgjatjen e flokëve

Flokët e gjata dhe shëndetshme janë ëndërr për çdo femër. Jo vetëm që ato e zbukurojnë një grua dhe e bëjnë më joshëse, por gjithashtu e përmirësojnë edhe shëndetin e përgjithshëm të trupit.

Rënia e flokëve dhe flokët e pashëndetshëm janë dy nga problemet më të zakonshme që njerëzit i hasin.

Sidoqoftë, këto probleme shumë lehtë mund të zhduken vetëm me ndihmën e gjetheve të pemës Murraya koeniggii.

Këto gjete përmbajnë një kombinim të vlerave ushqyese thelbësore që kërkohen për rritjen e flokëve, pasi që janë të pasura me antioksidantë dhe amino acide të cilat e zvogëlojnë rënien e flokëve dhe stimulojnë rritjen e tyre.

Përbërësit:

– Një grusht gjethe
– Një gotë ujë (të nxehtë)

Në një tas e hidhni ujin dhe i hidhni në të dy apo tri gjethe të pemës ës lartcekur. I përzieni ato derisa gjethet të bëhen të buta, dhe pastaj uji do të merr ngjyrën e gjelbër.

Pritni derisa të ftohet produkti, dhe posa të ftohet e aplikoni në skalpin tuaj.

Me produktin i masazhoni flokët për 10-15 minuta dhe këtë procedurë e përsëritni të paktën dy herë në javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *