Besnikut nga Shkupi i nevojiten 4.000 euro për të operuar këmbën , shpërndajeni sa të mundeni

Shoqata Humanitare “Rinia e Shkupit” apelon te qytetarët humanë të ndihmojnë fëmiun Besnik Agushi nga Shkupi, i cili ka nevojë për intervenim kirurgjik në këmbë.

“E bëjmë një lutje deri te ju që të ndihmojmë këtë fëmijë. Quhet Besnik Agushi dhe është nga fshati Ognjanc i Shkupit”, thuhet në njoftimin e SHH “Rinia e Shkupit”. Ai ka nevojë për operacion që kushton 4.000 euro, por familja e tij nuk mund ta mbulojë për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike. “Ta ndihmojmë që të jetë edhe ky i lumtur. Ju lutem shpërndajeni sa më shumë”, ka apeluar shoqata humanitare Rinia e Shkupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *